Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin per ndeshjen miqesore per daten 28 mars, e cila eshte tashme zyrtare dhe e konfirmuar qe do te luhet ne “Elbasan Arena” kunder skuadres perfaqesuese te Bosnjes. Keshtu, pas takimit zyrtar me Italine ne 24 mars ne Palermo, Shqiperia do te shfrytezoje edhe daten e dyte te lire te UEFA-s, ate me 28 mars, ku skuadra e De Biazit do te prese ne nje takim miqesor Bosnjen. Gjithçka eshte zyrtare, dhe e konfirmuar. Kuqezinjte do te perballen ne nje test miqesor me skuadren e Edin Dzekos e shume lojtareve te tjere. Orari mbetet per tu konfirmuar ne ditet ne vijim.

















