Kombetarja mundet nga Bosnje Hercegovina 1-2 - FSHF

Kombetarja mundet nga Bosnje Hercegovina 1-2

Kombetarja e drejtuar nga Gianni De Biasi eshte mundur nga Bosnje Hercegovina me rezultatin 1-2, diten e marte ne oren 18.00 ne stadiumin “Elbasan Arena”. Te paret kaluan ne avantazh miqte pas nje penalltie ne minuten e shtate te cilen e realizoi Edin Dzeko. Kuqezinjte pjesen e pare te lojes zhvilluan volum loje dhe raste por pa mundur te shenojne, ne minuten e 43 te pjeses se pare, miqte na ndeshkojne serisht me ane te Senad Lulic. Kuqezinjte e drejtuar nga De Biasi pjesen e dyte bejne ndryshime ne skuader  duke sulmuar me shume kundershtarin, ishte Bekim Balaj ne minuten e 69 i cili me nje goditje te sakte me koke mposht portierin boshnjak. Minutat e mbetura Shqiperia vazhdon lojen ne gjysmefushen e kundershtarit duke kerkuar golin, por pa mundur te shenoje golin e barazimit.

Shqiperia luajti me kete formacion: Strakosha (Hoxha 46′), Hysaj, Alla (Ajeti 46′), Veseli, Aliji, Kukeli, Basha, Memushaj (Roshi 59′), Hyka (Latifi 70′), Llullaku (Cikalleshi 78′) dhe Balaj. 

Kjo ishte ndeshja e peste qe dy perfaqesueset luanin midis tyre, numerojme 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.