Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, ka zhvilluar ndeshjen e saj përgatitore, të programuar për fushatën stërvitore përpara ndeshjes me Francën, që do të luhet më 13 qershor në “Elbasan Arena”. Djemtë e drejtuar nga trajneri Gianni De Biassi, kanë patur përballë ekipin e U-19 të Akademisë së Futbollit. Në ndeshje janë provuar disa skema taktike, që trajneri dhe stafi i tij kanë patur ndër mend për ti eksperimentuar. Rezultati përfundimtar ashtu edhe siç pritej ka qenë një fitore e thellë e kombëtares A, me rezultatin 9-0.

















