Kombëtarja, mbyllet stërvitja e sotme në Frankfurt - FSHF

Kombëtarja, mbyllet stërvitja e sotme në Frankfurt

Ka përfunduar në orën 18.45 stërvitja e kombëtares shqiptare të futbollit, zhvilluar në fushën sportive të FC Oberstedten. E nisur në orën 17.00, ajo ka zgjatur për 105 minuta.

Nën drejtimin e trajnerit Edi Reja, ekipi ka zhvilluar një stërvitje të plotë. Në qendër të saj, ishin gërshetimi i elementeve taktike me përshtatjen e tyre, në skemat lojës. Nesër kthehet regjimi me dy stërvitje në ditë (paradite dhe pasdite), 10:30 stërvitja paradites dhe në 17:00 pasdite. Ndërsa të mërkurën, ekipi do të zhvillojë një stërvitje.

Të enjten, në mesditë, skuadra kombëtare dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron, nisen nga aeroporti i Frankfurtit për në Rejkjavik me avion charter. Menjëherë pas ndeshjes, me të njëjtin avion komod, ajo do të kthehet në Rinas, për të vazhduar grumbullimin në resortin “Tropikal”, në Durrës për ndeshjen e 11 qershorit, kundër Moldavisë.