Kombëtarja mbërrin në Gjermani - FSHF

Kombëtarja mbërrin në Gjermani

Ka mbërritur në Gjermani, kombëtarja shqiptare e futbollit, në kuadrin e përgatitjeve për dy ndeshjet e rëndësishme eliminatore të Euro 2020, kundër Islandës në Rekjavik me 8 qershor dhe kundër Moldavisë në 11 qershor në Elbasan. Në orën 10.00 ekipi dhe stafi që i shoqëron, kanë lënë pistën e Rinasit me një avion të kompanisë “Eurokoha”. Dy orë më pas, skuadra ka mbërritur në aeroportin e Kelnit. Pas procedurave rutine, ekipi është nisur drejt Frankfurtit. Rrugës u ndalua për të ngrënë drekë, në një restorant të njohur të zonës. Duke qenë se kjo dreke ishte programuar më parë, ky lajm ishte mesuar nga disa bashkëatdhetarë, që së bashku me fëmijet e tyre, kishin ardhur për të takuar ekipin kombëtar. Pas kësaj ndalese skuadra vazhdoi udhëtimin për në Frankfurt dhe u akomodua në hotel Rilano, ku do të qendrojë, deri në mëngjesin e datës 7 qershor, ku do te niset për Rekjavik.


Duke kontrolluar karten...