Kombëtarja, ja axhenda e sotme - FSHF

Kombëtarja, ja axhenda e sotme

Nuk e ka zhvilluar stërvitjen e planifikuar për sot paradite, skuadra kombëtare e Shqipërisë. Kjo për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Ndërkohë sipas planifikimit, janë zhvilluar të gjitha proçeset e tjera. Në orën 12.00, është zhvilluar konferenca për shtyp, e futbollistëve Etrit Berisha dhe Ledian Memushaj.

Ndërkohë, që pas stërvitjes së zhvilluar pasdite, në orën 18.00 në fushën e resortit “Tropikal” në Durrës, skuadra kombëtare ka darkuar sonte në restorant “Artur”. Trajneri, stafi dhe skuadra, kanë ndryshuar vendqëndrim, me qëllim relaksi. Ata kanë pranur ftesën e pronarit Artur Luku, për ta kaluar ndryshe këtë darkë. Ndërkohë, që stafi i skuadrës kombëtare, njofton se nesër konferenca për shtyp do të zhvillohet në orën 13.15, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar për orën 12.00. Në këtë konferencë do të marrin pjesë dy futbollistët e përfaqësueses Elseid Hysaj dhe Azdren Llullaku. Të premten në konferencën zyrtare për shtyp do të dalin përpara mediave trajneri De Biasi dhe kapiteni skuadrës kombëtare Ansi Agolli.