Kombetarja e Shqiperise ka humbur me rezultatin 2-0 ne Itali, ne stadiumin “Renzo Barbera” Palermo, ndeshje e vlefshme per Eliminatoret e Kupes se Botes “Rusi 2018”. Ndeshja ka filluar vrullshem per kuqezinjte tane te cilet ishin te paret qe rrezikuan porten e mbrojtur nga Buffon me ane te Sokol Cikalleshit, por pa mundur te realizojne me sukses, pas tij ka goditur porten edhe Roshi.
Golat per italianet u shenuan nga De Rossi me penallti ne minuten e 11 dhe Immobile ne minuten e 71, lojtaret tane jane munduar gjate 90 minutave per te ndryshuar rezultatin por pa mundur te finalizojne.
Kjo eshte renditja e grupit G ku bejme pjese:
Spanja 13 pike
Italia 13 pike
Izraeli 9 pike
Shqiperia 6 pike
Maqedonia 3 pike
Lihtenshtejni 0 pike
Shqiperia do te luaj diten e marte na daten 28 mars ora 18:00 ndeshjen miqesore ne “Elbasan Arena” perballe Bosnje Hercegovines.

















