Ndeshja e rradhes per kombetaren tone ne Eliminatoret e Europianit te Futsalles ka perfunduar 6-6 ndaj Bosnje & Hercegovines, ndeshje e luajtur ne Baku te Azerbajxhanit.
Kombetarja e futsalles e drejtuar nga Erind Resuli nuk ka mundur te fitoje ndeshjen e fundit te eliminatoreve ku ka arritur vetem barazimin. Golat per kuqezinjte jane shenuar nga Selmanaj (3:52, 12:44, 32:36), Duio (8:42, 28:19) dhe Brahimi (39:50).
Kuqezinjte grumbulluan vetem 1 pike ne grupin B pa mundur te kualifikohen per ne fazen finale, te Europianit “Slloveni 2018”.

















