Kombëtarja e futsall në Turneun “Adem Jashari” - FSHF

Kombëtarja e futsall në Turneun “Adem Jashari”

Nga datat 3 deri më 6 mars do të  zhvillohet Turneu i futsallit “Adem Jashari”. Ky turne do të zhvillohet në Prishtinë. Pjesëmarrës në të do të jenë Kosova, Kosova B, Turqia dhe Shqipëria. Ekipi kombëtar do të niset më datë 2 mars për në Prishtinë ku do të akomodohet në hotel “Emerald”. Më datë 3 mars do të hapet turneu me ndeshjen e orës 17.15 Kosovë – Turqi. Në orën 19.15 do të zhvillohet takimi tjetër mes Kosovës B dhe Shqipërisë. Data 4 mars është datë e lirë dhe është planifikuar që skuadra jonë të hskojë për homazhe në Kompleksin Adem Jashari në Prekaz dhe do të vizitojë qytetin e Prishtinës.
Më datë pesë mars në orën 15.00 do të zhvillohet gjysëmfinalja dhe në orën17.00 do të luhet finalja e këtij turneu.