Kombetarja e femrave U-19 fiton trofeun "Montenegro Cup 2017" - FSHF

Kombetarja e femrave U-19 fiton trofeun “Montenegro Cup 2017”

Sukses i bukur dhe tërësisht i merituar për ekipin kombëtar të femrave U-19 në futboll. Pas dy takimeve të para të fituara, skuadra e Dedes arrin të fitojë edhe në sfidën e tretë dhe të bëj të sajin trofeun “Montenegro Cup”. Një emocion më vete dhe një sadisfaksion për këtë skuadër e cila ka krijuar një grup të mrekullueshëm vajzash, perspektivë e madhe për kombëtaren A.

Dhe pikërisht sot skuadra përfaqësuese e femrave regjistroi fitoren e trete duke marre trofeun “Montenegro Cup”. Ne perballjen me Bosnjen & Hercegovinën vajzat e drejtuara nga Nevil Dede mbizotruan lojën, predominuan ne fushë dhe arritën që të fitojnë krejt ndeshjen me rezultatin 2-3.

Qe ne minuten e pare të takimit kundër skuadrës boshnjake futbollistja shqiptare Lufo kaloi skuadren ne avantazh, teksa Bosnja barazoi më pas ne minuten 25-të të ndeshjes me ane te Fejzic. Disa minuta më vonë, pikërisht ne minuten e 33-të skuadra e Bosnjes kalon ne avantazh me ane të futbollistes Karjsumovic, avantazh që nuk do të qëndrojë gjatë sepse ne minuten e pare të kohës shtesë të pjesës së parë barazon Rragami për skuadrën tonë nga një goditne dënimi 25 metra distancë nga porta. Goli i avantazhit dhe fitores që gjithë ndeshjes do të vijë në minutën e 56-të të pjesës së dytë, serish nga Lufo.


Duke kontrolluar karten...