
Ekipi kombëtar i femrave ka humbur në ndeshjen e rradhës për eliminatoret e Kampionatit Europian “Hollandë 2017”. Në takimin e zhvilluar sot, në orën 14.30 në stadiumin “Elbasan Arena, të vlefshme për grupin e tretë eliminator, ekipi ynë është mundur me rezultatin 0-4 nga Ukraina. Skuadra mike, ka kaluar shpejt në avantazh me anë të një 11-metërshi të ekzekutuar nga Apanaschenko në minutën e 17-të . Tre minuta më vonë, duke shfrytëzuar , amullinë e krijuar pas këtij goli, është Kozyrenko që dyfishon rezultatin e ndeshjes, duke dhënë një goditje të prirët, të paarritshme nga portjerja Zani. Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, skuadra jonë është goditur përsëri me anë të një autogoli, autore e së cilës ishte Bajraktari në minutën e 67 të takimit. Ukrainaset me ane te Kravets në minutën e 84 vulosen rezultatin e ndeshjes duke shënuar edhe golin e katërt. Me këtë rezultat Shqipëria vazhdon të mbetet në vendin e fundit ne grupin e trete Eliminator ne kuoten e 0 pikëve.
Skeda e ndeshjes:
Eliminatoret e Kampionatit Europian EURO 2017 Hollandë
Shqipëria 0-4 Ukraina
Stadiumi “Elbasan Arena”
Ora 14:30
Shqipëria: Zani, Proto, Govori, Memedov, Serenaj (Maliqi ’58), Morina, Velaj, Hashani, Bajraktari,Begolli
Trajner: Altin Rraklli
Ukraina: Zvarich, Basanska, Filenko, Pekur, Boychenko, Romanenko, Andrushchak, Apanaschenko, Vasylyuk, Kozyrenko, Kravets
Trajner: Anatoliy Kutsev
Golashenuese: Apanaschenko ’14, Kozyrenko ’30, Bajraktari ’67 (autogol), Kravets ’84
Gjyqtare: Elia Martinez (Spanje)
Asistente: Yoland Parga Rodriguez (Spanje), Sara Fernandez Ceferino (Spanje)
Gjyqtare e katërt: Emanuela Rusta (Shqiperi)
Ndeshjet e Shqipërisë në grupin e 3 – të:
22 tetor
Shqipëri – Greqi
1 – 4
27 tetor
Rumani – Shqipëri
3 – 0
27 nëntor
Shqipëri – Francë
0 – 6
26 janar
Greqi – Shqipëri
3 – 2
4 mars
Shqipëri – Ukrainë
0 – 4
8 mars
Ukrainë – Shqipëri
2 qershor
Shqipëri – Rumani
20 shtator
Francë – Shqipëri

















