Kombetarja e femrave e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka arritur vetem nje barazim ndaj Maltes ne ndeshjen e dyte te turit paraeliminator te Kupes se Botes FIFA 2019. Ndeshja u luajt sot ne oren 14.00 ne stadiumin “Elbasan Arena”, kjo ishte ndeshja e dyte e ekipit kombetar per kete turne ku ndeshjen e pare fituan ndaj perfaqesueses se Kosoves. Shqiperia ka bere nje loje te kenaqshme duke sulmuar disa here porten e maltezeve por nuk ka mundur te gjeje golin e avantazhit. Trajneri e filloi ndeshjen me kete formacion: Zani, Proto (’82 Jashari), Rrahmani, Bajraktari, Morina, Velaj (’88 Memedov), Hashani, Gjini, Franja (’74 Begolli), Krasniqi, Doci.
Renditja e grupit B
Greqia 6 pike
Shqiperia 4 pike
Malta 1 pike
Kosova 0 pike
Ndeshjet e fundit per kete turne do te luhen ne daten 11 prill 2017:
Shqiperi-Greqi ora 14.00 ne stadiumin “Elbasan Arena”
Kosove – Malte ora 14.00 ne stadiumin “Selman Stermasi”
Hyrja per keto ndeshje eshte FALAS.

















