Ka barazuar 2-2, sot pasdite ne nje ndeshje miqesore, ekipi kombetar i femrave, perballe perfaqesueses se Kosoves. Takimi eshte zhvilluar ne Resortin “Tropikal” ne Durres, ne oren 16.00. Pjesa e pare, eshte mbyllur me rezultatin 1-0 per ekipin kombetar te Shqiperise. Pjesa e dyte eshte zhvilluar me e bukur dhe ka patur ritem te larte i cili ka sjelle edhe tri gola te tjere, qe e cuan rezultatin e ndeshjes, ne barazimin 2-2. Kjo ishte nje ndeshje miqesore, e parashikuar ne programin e pergatitjeve qe ekipi kombetar po ben gjate kesaj periudhe. Ne skuadren e drejtur nga trajneri Altin Rraklli, mungonin gjashte lojtare nga formacioni kryesor, te cilat luajne jashte Shqiperise. Ne perfundim te ndeshjes trajneri i perfaqesueses se femrave deklaroi: “Ishte nje takim qe na sherbeu, mjaft si ne ashtu edhe kombetares se Kosoves. Ne pergjithesi jam i kenaqur nga paraqitja e vajzave tona. Mendoj, se duhet te punojme edhe me shume me kete grup vajzash per te treguar rritjen qe kemi, ne futbollin e vajzave”-perfundoi trajneri i kombetares se femrave Altin Rraklli, per faqen zyrtare te FSHF.

















