Kombetarja A, e femrave luan në Greqi - FSHF

Kombetarja A, e femrave luan në Greqi

Ekipi kombetar i femrave do të zhvillojë të mërkurën më datë 17 shtator, në Veria të Greqisë ndeshjen e rradhës për eliminatoret e Kampionatit Botëror Kanada 2015, kundër  homologëve vendas. Skuadra e e vajzave kuqezi, do të luajë ndaj rivalit direkt në këtë grup eliminator, në luftën për të mos  u renditur të fundit në këtë grup eliminator. Takimi i zhvilluar në Shqipëri, ka pëfunduar me fitoren 1-0 të ekipit tonë përfaqësues, çka ka regjistruar edhe fitoren e parë zyrtare në eliminatoret (në grupe) të një kompeticioni të madh ndërkombëtar.

Skuadra jonë përfaqësuese vjen në këtë ndeshje, pas humbjes së thellë në “Niko Dovana”, të shtunën e kaluar , kundër Norvegjisë.  Për ndeshjen ndaj Greqisë në Veria, ekipi shqiptar do të ketë në dispozicion më shumë lojtare kualitative, tre prej të cilave nuk u aktivizuan në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Durrës.


Duke kontrolluar karten...