Kombëtarja A e femrave humb thellë me Norvegjinë - FSHF

Kombëtarja A e femrave humb thellë me Norvegjinë

Është mundur thellësisht 11-0 nga Norvegjia, ekipi kombëtar A, i femrave në futboll. Në takimin e zhvilluar në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit vajzat kuqezi nuk kanë arritur të përballojnë presionin e një prej ekipeve më të mira të botës. Pjesa e parë është mbyllur 4-0, ndërsa e gjithë ndeshja 11-0.Skuadra jonë luante në këtë ndeshje me 8 mungesa nga formacioni bazë. Për shkak kartonash ishin të pamundura të luanin 5 lojtare. Ndërkohë me vendim të stafit është parapëlqyer që të mos merrnin pjesë edhe 3 lojtare bazë, për shkak se pas katër ditësh Shqipëria do të luajë kundër Greqisë në Veria. Duke qenë se Greqia konsiderohet si kundërshtari direkt i Shqipërisë në këtë grup, ishte menduar për të ruajtur forcat. 


Duke kontrolluar karten...