Sipas programit te drejtorisë së ekipeve kombëtare, si çdo të henë do të vijojnë edhe seancat stërvitore të ekipeve rajonale kombëtare.Ja edhe datat e stërvitjeve të radhës, ku deri tani kanë kaluar disa raunde me fëmijët e përzgjedhur në përfaqësueset zonale. 1. Përfaqesuesja e zonës së Tiranës, data e grumbullimit 20.03.2017, në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombetare” Kamez. Stërvitja për moshën U-15, U-17 fillon në orën 15:00 dhe për moshën U-13 fillon në ora 16:30.
2. Përfaqësuesja e zonës së Durrësit, data e grumbullimit 20.03.2017, te aneksi i stadiumit “Niko Dovana” në Durrës. Stërvitja për moshën U-13, U-15 fillon në orën 15:00 dhe mosha U-17 fillon në orën 16:30.
3. Përfaqësuesja e zonës së Fierit, data e grumbullimit 20.03.2017, te aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier. Stërvitja për moshën U-13, U-17 fillon në orën 15:00 dhe mosha U-15 fillon në orën 16:00.
4. Përfaqësuesja e zonës së Elbasanit, data e grumbullimit 20.03.2017, te Kompleksi “Shefqet Lamçe”, Elbasan. Stërvitja për moshën U-13, U-15 fillon në orën 13:30 dhe mosha U-17 fillon në orën 15.00.
5. Përfaqësuesja e zonës së Shkodrës, data e grumbullimit 20.03.2017, te “Fusha e Lëkurave”, Shkodër. Stërvitja për moshën U-13 nis në orën 09.00, për moshën U-15 fillon në orën 10.15 dhe për moshën U-17 fillon në orën 11.30.
6. Përfaqësuesja e zonës së Shkodrës, data e grumbullimit 20.03.2017, te aneksi i stadiumit “Skënderbeu” Korçë. Stërvitjet nisin në orën 14.00.

















