Janë luajtur sot në Durrës dhe Fier takimet e radhës për javën e tretë të Kampionatit Kombëtar të Përfaqësueseve Rajonale për moshat. Dhe më konkretisht për moshën U-17. Në fushën e Fierit, skuadra rajonale kombëtare ka fituar shumë thellë me përfaqësuesen e kësaj moshe, atë të Elbasanit me rezultatin 5:1.
Golat janë shënuar nga Çukani që ka shkuar në rrjetë dy herë, më tej Kledis Hita ka ngushtuar diferencat për Elbasanin në 2:1, dhe më pas edhe tre gola të tjerë për kombëtaren rajonale të Fierit me anë të: Kledis Hita, Xhenaldo Bejdolli e Robert Sula. Ndërkaq, në Durrës, po për këtë moshë kombëtarja e zonës së Durrësit fitoi 2:1 me atë të Tiranës.
Skuadra përfaqësuese rajonale e Tiranës kaloi e para në avantazh me anë të Corrit, por më pas përmbysën gjithçka futbollistët Beqja e Kuqi për skuadrën e tyre. Me këtë humbje, Tirana dorëzon kreun, dhe del pikërisht Durrësi në vendin e parë me 7 pikë, ndjekur nga Fieri me 6 pikë.
Më poshtë edhe klasifikimi pas ndeshjeve të sotme.
Klasifikimi pas ndeshjeve të sotme
| Durrësi | 7 pikë |
| Fieri | 6 pikë |
| Tirana | 4 pikë |
| Shkodra | 3 pikë |
| Elbasani | 2 pikë |
| Korça | 0 pikë |

















