Kanë përfunduar edhe takimet e sotme në garën tashmë të hapur mes kombëtareve rajonale tek moshat, një event që organizon FSHF, në këtë muaj pas seleksionimeve të moshave në rang kombëtar dhe të ndara sipas zonave rajonale. Në aneksin e Durrësit dhe në Elbasan janë zhvilluar takimet e radhës për moshën U-13. Më konkretisht në Durrës janë ndeshur për moshën U-13, përfaqësuesja e zonës së Tiranës me kombëtaren e zonës së Durrësit. 13-vjeçarët e zonës së Tiranës kanë fituar thellë me kundërshtarët e tyre durrsakë me rezultatin 6:0 me gola të shënuar nga: Shulku (2 gola), Syla (2 gola), më tej Guci dhe Sogani. Tirana e cila me këtë fitore vijon të udhëheqë grupin e saj me 7 pikë, me fitoren e sotme. Ndërkaq zona e Durrësit mbetet në kuotën e pikës së vetme. Ndërkaq, po për këtë moshë, në Fier, janë ndeshur mes tyre skuadrat e zonës së Fierit dhe Elbasanit, ku futbollistët e përfaqësueses rajonale të Elbasanit kanë mundur 2-0 ekipin e zonës së Fierit, me nga një gol të shënuar për pjesë. Muça në pjesën e parë dhe Kasa në të dytën ishin edhe golshënuesit e këtij takimi. Me këtë fitore, Elbasani shkon në kuotën e 6 pikëve, poshtë Tiranës kryesuse me 7 pikë. Ndërkaq, kombëtarja rajonale e Fierit mbetet në kuotën e 3 pikëve.
Klasifikimi pas ndeshjeve të sotme, Java e 3-të:
| Tirana | 7 pikë |
| Elbasani | 6 pikë |
| Korca | 4 pikë |
| Fieri | 3 pikë |
| Durresi | 1 pikë |
| Shkodra | 1 pikë |

















