Klubet Superiore propozojne strukturen e re - FSHF

Klubet Superiore propozojne strukturen e re

Ne Fedearaten Shqiptare te Futbollit , ne kohen me te pershtatshme eshte zhvilluar nje takim me te gjithe perfaqesuesesit e Kategorise Superiore. Qellimi i mbledhjes ishte diskutimi dhe peropozimi i struktures se re te Kampionatit Kombetar te kesaj  kategorie per edicionin 2013-2014.

Ne pergjithesi Klubet e medha si Tirane, Vllaznia, Flamurtari etj kane qene per nje aktivitet me 10 skuadra, ndersa me te vegjelit kane  pretenduar qe numri i pjesmarresve te jete me i madh.

Pervec ketij propozimi te diskuatuar jane hapur tema edhe per organizimin e aktivitetit te Kategorise Superiorer, lejimi i jo me shume se 5 lojtare te huaj ne fushen e lojes, nje institucion apelimi pas Dhomes se Zgjidhjes se Konflikteve etj.

Drejtuesit  e Klubeve te Kategorise Superiore propozimet, diskutimet dhe kerkesat e tyre i kane paraqitur perpara nje perfaqesie te plote nga Federata Shqiptare e Futbollit me ne krye zevendes Presidentin Bujar Kasmi, Sekretarin e Pergjithshem Eduard Prodani, Kryetarin e Komitetit te Arbitrimit Tahir Kastrati dhe Drejtorin e Sektorit te Garave Ilir Shulku.