KF Tirana, ekipi kampion i edicionit futbollistik 2021-2022! - FSHF

KF Tirana, ekipi kampion i edicionit futbollistik 2021-2022!

KF Tirana është zyrtarisht ekipi kampion i “Abissnet Superiore” për sezonin futbollistik 2021-2022!

Skuadra kryeqytetase u shpall matematikisht kampion tre javë më parë, në ndeshjen ndaj Partizanit, ku fitorja ndaj të kuqve i siguroi bardhebluve titullin e 26-të si kampionë të vendit.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit për këtë edicion, bardheblutë u mposhtën nga Kukësi me shifrat 2-3, duke e mbyllur kështu kampionatin në kuotën e 73 pikëve, ku në 36 ndeshje të luajtura ka regjistruar 22 fitore, 7 barazime dhe 7 humbje.

Pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “Selman Stërmasi” u zhvillua edhe ceremonia e shpalljes së KF Tiranës si kampione e Shqipërisë ku ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, të cilët i dorëzuan medaljet dhe trofeun e ekipit kampion bardhebluve.