KF Apolonia, kampione e Kategorisë Superiore U-19 - FSHF

KF Apolonia, kampione e Kategorisë Superiore U-19

KF Apolonia ka arritur të sigurojë edhe titullin kampion në Kategorinë Superiore U-19 pasi mundi në finale FC Internacional Tiranën me rezultatin e ngushtë 3-2.

Ndeshja më e rëndësishme e kampionatit të moshave u luajt sot në “Elbasan Arena” dhe ka prodhuar gola dhe emocione. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa edhe pjesa e dytë ka qenë e balancuar deri në minutat e fundit, para se Mehmeti të shënonte golin e fitores (88’).

Ish-futbollisti i njohur dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera, i ka dhënë trofeun e kampionit FK Apolonisë në ceremoninë e organizuar në përfundim të finales. Ky është titulli i dytë për ekipet e moshave të klubit fierak në pak ditë. Të dielën e kaluar KF Apolonia u shpall kampione e Kategorisë së Parë U-17.