Sot paradite, në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur Komiteti Ekzekutiv i saj, i cili ka diskutuar për probleme të ndryshme të rendit të ditës. Vendimi më i rëndësishëm i tij, ka qenë thirrja e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të futbollit shqiptar. Është vendosur që ajo të zhvillohet më datë 19 mars në sallën e Hotel “Tirana Internacional”. Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF, do të fillojnë në orën 09.00.
Asambleja e Përgjithshme, është organi më i lartë i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ajo mblidhet një herë në vit. Asambleja e fundit është mbledhur më 28 shkurt 2014.

















