KE miraton rritjen e mbështetjes financiare për futbollin e femrave - FSHF

KE miraton rritjen e mbështetjes financiare për futbollin e femrave

Futbolli i femrave, ka qenë një tjetër temë diskutimi në Komitetin Ekzekutiv. Ai ka miratuar propozimin e ekipeve që ka lidhje me rritjen e mbështetjes financiare për këtë kategori për ekipet pjesmarrëse në kampionatin kombëtar në vlerën e 1 milion lekëve të reja. Klubet anëtare të FSHF që do të formojnë në organikën e tyre ekipe të futbollit të femrave do të përfitojne bonus financiar prej 1.5 milion lekësh të reja.Gjithashtu këto klube që do të formojnë ekipe moshash të femrave do të kenë sërisht një bonus tjetër financiar prej 500 mijë lekësh të reja.Ky vendim i KE ka për qëllim rritjen e numrit dhe pjesmarrjen e sa më shumë femrave në futboll.