KE, diskutohet për sponsorin teknik - FSHF

KE, diskutohet për sponsorin teknik

Sot në mesditë, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, Komiteti Ekzekutiv është mbledhur për të diskutuar një seri çështjesh të rëndësishme. Në qendër të vëmendjes ka qenë diskutimi për sponsorin teknik të Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas propozimit të Drejtorisë së Marketingut, për Eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 2016” dhe për Botërorin e vitit 2018, të përgatitet një koleksion i veçantë, me dizajn të personalizuar dhe unik, i cili do të krijojë një performancë të veçantë për kombëtaren shqiptare të futbollit. Kjo do të sjellë një risi për t’i afruar tifozëve, medias dhe publikut të gjerë, një gjetje mes simboleve tona kombëtare dhe një prezantimi më të veçantë dhe dinjitoz, në këtë vitrinë më të rëndësishme, siç është “Euro 2016”.

Në këtë fazë u identifikuan kompanitë, që ofrojnë projektin dhe shërbimin më serioz, cilësor dhe afatgjatë për këtë iniciativë. Komiteti Ekzekutiv, vendosi që sipas ofertave dhe projekteve të ardhura, ky proces do të mbyllet brenda muajit janar.