Kavajë, aktivitet futbolli me të burgosurit - FSHF

Kavajë, aktivitet futbolli me të burgosurit

Ditën e enjte në stadiumin “Besa” të qytetit të Kavajës, do të zhvillohet ndeshja finale e Turneut Futbollistik të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale 2015. Një seleksion me të dënuar të Burgjeve të Peqinit, Kavajës, Fushë Krujës etj, do të luajë përballë një ekipi të përbërë nga ish-futbollistë të njohur të kombëtares së Shqipërisë. Aktiviteti organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe disa prej Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Ndeshja do të fillojë në orën 12.00.
Gjatë gjithë kësaj periudhe Federata Shqiptare e Futbollit, është munduar që të organizojë aktivitete futbollistike me të dënuarit e disa Institucioneve të vuajtjes së dënimit. Madje, me iniciativën e saj, FSHF ka investuar në ndërtimin e disa fushave të minifutbollit, si përshembull në Burgun e Peqinit apo në atë të Fushë Krujës, që u inagurua vitin e shkuar. Ndërkohë, që skuadra të përbërë me ish-lojatrë të kombëtares kanë luajtur me ekipe të dënuarish. Gjithashtu FSHF, i ka ndihmuar këto institucione edhe me bazë materiale për ekipe të burgosurish.


Duke kontrolluar karten...