Kategoria II, pesë skuadra s’shlyejnë detyrimet - FSHF

Kategoria II, pesë skuadra s’shlyejnë detyrimet

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton opinionin dhe median, se në javën e parë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, nuk janë zhvilluar tre takime, të vlefshme për grupin B. Ato ishin: Bilisht Sport-SHS Përmeti, FK Tepelena – FK Memaliaj dhe KF Naftëtari- SK Himara. Kjo, sepse skuadrat e kësaj kategorie, në Grupin B, respektivisht FK Tepelena, FK Memaliaj, Bilisht Sport, SHS Përmeti dhe SK Himara, nuk kanë shlyer detyrimet financiare, për pjesëmarrjen në këtë kampionat dhe ju është ndaluar për të luajtuar. Ky veprim, do të jetë objekt i vendimeve të Komisioneve Juridike në javën në vazhdim.


Duke kontrolluar karten...