Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 14-të, Laçi barazon me Pogradecin, fitojnë Apolonia, Korabi & Burreli - FSHF

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 14-të, Laçi barazon me Pogradecin, fitojnë Apolonia, Korabi & Burreli

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë së Parë.

Dueli më i fortë i javës, Laçi – Pogradeci, u mbyll në barazim 0–0. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi Lushnja – Kukësi.

Burreli mori një fitore të rëndësishme ndaj AF Luftëtarit, me rezultatin minimal 1–0. Në Fier, Apolonia triumfoi 2–0 ndaj Besës së Kavajës, duke marrë tre pikë të vlefshme për renditjen.

Korabi fitoi në shtëpi 3–2 ndaj Kastriotit, në një ndeshje me ritëm dhe gola. Takimi Iliria – Skënderbeu nuk u zhvillua.

Kategoria e Parë, java 14

KF Laçi – Pogradeci  0-0

Lushnja – Kukësi 0-0          

Burreli – AF Luftëtari 1-0

Apolonia – Besa 2-0            

Korabi – Kastrioti 3-2      


Duke kontrolluar karten...