Kategoria e Parë, Luftëtari shpallet kampion - FSHF

Kategoria e Parë, Luftëtari shpallet kampion

Luftëtari u shpall kampionia e Kategorisë së Parë 2015-16, pasi ka mundur në finalen Korabin pas 11-metërshave. Dy kampionet respektive të Grupeve A dhe B, pasi kishin siguruar ngjiten në Kategorinë Superiore, u përballën të enjten në “Qemal Stafa” për të caktuar edhe ekipin kampion të Kategorisë së Parë.

Pas 90 minutave emocionuese që u mbyllën në barazim 0-0, skuadrat shkuan në shtesë, por edhe 30 minutat ekstra nuk prodhuan asnjë gola. Kësisoj, Luftëtari dhe Korabi iu drejtuan penalltive për të zgjedhur fituesen.

E veçanta e kësaj sfide ishte se u gjuajtën 22 penallti, nga 11 për secilën. Maratonën e 11-metërshave e ndali Mziu, goditja e të cilit u prit nga portieri Miraka, duke çuar lojtarët e Luftëtarit në festë.


Duke kontrolluar karten...