Kategoria e Parë, ja ndarja e grupeve - FSHF

Kategoria e Parë, ja ndarja e grupeve

Janë përcaktuar edhe grupet e kategorisë së Parë, për edicionin e ardhshëm futbollistik. Çdo grup do të ketë në përbërje 10 skuadra.

Në grupin A, do të marrin pjesë: Besëlidhja, KF Adriatiku Mamurras, Iliria, KS Kastrioti, KF Burreli, FK Kamza, KF Ada, FC Besa, Korabi dhe Erzeni.

Në Grupin B, do të marrin pjesë: Apolonia, Elbasani, FC Lushnja, KF Butrinti, KF Sopoti, KS Luftëtari, FK Dinamo, KF Shkumbini, KF Pogradeci, Gramshi.

Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë, do të fillojë më datë 12 shtator 2015 dhe do të mbyllet më 19 maj të vitit 2016.


Duke kontrolluar karten...