Kategoria e Dytë, hidhet shorti - FSHF

Kategoria e Dytë, hidhet shorti

Fillon edicioni i ri për kategorinë e dytë. Sot paradite, në Federatën Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për Kampionatin Kombëtar të kësaj kategorie. Në prani të përfaqësuesve të klubeve të kësaj kategorie, shefi i sektorit të garave Lysjen Nurishmi, hodhi shortin duke i njohur klubet me kalendarin e kësaj veprimtarie. Aktiviteti do të fillojë më datë 27 shtator, ditën e diel. Sezonin e ardhshëm kategoria e dytë pritet, të ketë edhe më tepër ekipe “B”, të elitës si Skënderbeu, Vllaznia, Flamurtari etj. Në këtë edicion, sa I takon klubeve elitare, marrin pjesë vetëm Partizani B dhe Tirana B.


Duke kontrolluar karten...