KAS vendos: Shqipëria fiton 3-0 në tavolinë - FSHF

KAS vendos: Shqipëria fiton 3-0 në tavolinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit fiton 3-0, në tavolinë ndeshjen kundër Serbisë të zhvilluar më 14 tetor të vitit 2014 në stadiumin “Partizani” të Beogradit dhe të ndërprerë në minutën e 42, për të mos rinisur më. Vendimi është marrë sot, nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, e cila ka përmbysur vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe të Apelit të UEFA-s.
Sipas vendimit të Komisionit të Disiplinës në UEFA, Shqipëria u dënua me 100.000 euro gjobë dhe humbje të ndeshjes në tavolinë 3-0 për mosparaqitje në fushën e lojës. Serbia u dënua me 100.000 euro gjobë dhe ju hoqën 3 pikë në tavolinë për mangësi në organizimin e ndeshjes. Komisioni i Apelit, la në fuqi të njëjtin vendim. Për këtë arsye FSHF, ju drejtua Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, duke paraqitur një dokumentacion të plotë për të gjitha shkeljet e evidentuara në këtë ndeshje.
Pas vendimit të djeshëm të KAS, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Grupit I, së bashku me Danimarkën me 10 pikë. Portugalia është në krye të grupit me 12 pikë.

Duke kontrolluar karten...