Kamza shpallet kampione e Kategorisë së Parë - FSHF

Kamza shpallet kampione e Kategorisë së Parë

Eshtë ekipi i Kamzës fituesi i kampionatit për Kategorinë e Parë, sezoni 2016-2017, pasi kanë fituar (4-3) me anë të penalltive ndaj Lushnjes. Koha e rregullt si edhe shtesat nga 15 minuta përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. 

Kjo finale u luajt në qytetin e Elbasanit, në stadiumin “Elbasan Arena” ora 16:30. Të dyja këto skuadra sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorise Superiore. Kamza si fituese e Kategorisë së Parë për grupin A dhe Lushnja si fituese e Kategorisë së Parë për grupin B.

Ndeshja midis dy ekipeve ka qënë e ekuilibruar duke ia lënë fatin e trofeut pikërisht 11 metërshave. Medaljet dhe trofeun fituesve ia ka dorëzuar Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit  Armand Duka sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm Ilir Shulku.

fituesi17a