Kampionati U-16 për femra rikthehet pas pauzës, ja rezultatet e javës së shtatë - FSHF

Kampionati U-16 për femra rikthehet pas pauzës, ja rezultatet e javës së shtatë

Kampionati U-16 i femrave është rikthyer të zhvillohet sërish këtë fundjavë, pas shkëputjes për shkak të zhvillimit angazhimit të Kombëtares U-16 në turneun zhvillimor “UEFA Development” për këtë grupmoshë në vendin tonë.

Këtë fundjavë janë luajtur ndeshjet e javës së shtatë në të dyja grupet, A dhe B. Vllaznia është në krye të klasifikimit në grupin A, teksa ditën e diel ka marrë një tre pikësh të rëndësishëm në shtëpi në sfidën ndaj Murlanit, duke i mundur këto të fundit me rezultatin 3-1. Nga ana tjetër, dy skuadrat e tjera të këtij grupi, Teuta dhe Kinostudio kanë marrë rezultate të thella në ndeshjet respektive. Kinostudio mposhti Ak. Europiane të Futbollit me shifrat 20-0, ndërsa Teuta fitoi me rezultatin 8-1 ndaj Burrelit.

Ndeshjet e grupit A, java e shtatë:

Vllaznia 3-1 KF Murlani

KF Teuta 8-1 KF Burreli

Kinostudio 20–0 Ak. Europiane e Futbollit

Sakaq, në tre ndeshjet e grupit B, spikasin tre barazime. Apolonia nuk shkoi më tepër se një barazim i bardhë 0-0 me Lushnjen në transfertë, teksa i njëjti rezultat u regjistrua edhe në sfidën Pogradeci – Vlora. Në përballjen tjetër të grupit B, Elbasani barazoi 3-3 me Skënderbeun. Apolonia vijon të ruajë vendin e parë në këtë grup me 19 pikë, teksa në vendin e dytë renditet Skënderbeu me 10 pikë dhe një ndeshje më pak.

Ndeshjet e grupit B, java e shtatë:

Lushnja 0-0 Apolonia

Pogradeci 0-0 FC Vlora

AFF Elbasani 3-3 KF Skënderbeu