Kampionati Kombëtar i Minifutbollit, fillon java I - FSHF

Kampionati Kombëtar i Minifutbollit, fillon java I

Në Tiranë dhe në Durrës, ka filluar Kampionati Kombëtar i Minifutbollit, një iniciativë e re e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai do të zhvillohet me dy faza, në të parën ai do të luhet në bazë rajonesh, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Elbasan dhe Korçë. Më pas, fituesit e çdo rajoni do të zhvillojnë në Tiranë, fazën Play Off pas të cilës do të shpallet edhe kampioni kombëtar. Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajatje ardhje me një kalendar të rregullt, me dy faza. 

Minimalisht një ekip pjesëmarrës, do të zhvillojë 14-18 ndeshje.
Për rajonin e Tiranës, marrin pjesë 12 skuadra ndarë në dy grupe: “Union Bank”, “BKT”, “Plus Communication”, “Commucation Proggres”, “Eccobet”, “Trin”, Birra “Caon”, “Ali Demi”, “Tirana”, “Titans”, Shkolla e mesme jopublike “Meridian”, Shkolla e mesme publike “Besnik Sykja”.
Në ditën e parë u arritën këto rezultate:

Grupi “A”

“Trin” – “Plus Communication” 3-5
“Communication Proggres” – Union Bank 1-3
“Ali Demi / Futsal” – “BKT” 11-0

Grupi “B”

“Besnik Sykja” – “Tirana / Futsal” 2-9
Shkolla “Meridian” – “Eccobet” 2-4
Birra “Kaon” – “Titans” 3-16

Gjithashtu kanë nisur ndeshjet edhe në rajonin e Durrësit. Në këtë rajon marrin pjesë 9 ekipe, që janë: “Gotech Electronics”, “Teuta / Futsal”, “Durrësi i Ri”, “Autoriteti Portual Durrës”, “Korabi”, “Edge Football Club”, “Iliria” Fushë-Krujë, “Ujësjelles Kanalizime” Durrës, “New Shesh”.

Rezultatet e javës së parë ishin keto:

“Ujësjelles Kanalizime” Durrës – “GoTech Electronics” 5-9
“Durrësi i Ri” – “Korabi” 7-2
“Edge Football Club” – “Iliria” Fushë-Krujë (e pa zhvilluar)
“Teuta / Futsal” – “Autoriteti Portual Durrës (e pa zhvilluar)

“New Shesh” – Pushim

Për fituesit rajonalë dhe kombëtar do të kete premio:

1. Kampioni Kombëtar do të përfitoje: 300.000 lekë dhe pjesëmarrje në kompeticionin UEFA Futsall Champions League, me shpenzimet e FSHF-së.
2. Nënkampioni Kombëtar do të përfitojë: 100.000 lekë.
3. Kampioni Rajonal do të përfitojë: 50.000 lekë dhe 5 topa.
4. Nënkampioni Rajonal do të përfitoje: 25.000 lekë dhe 5 topa.