Kampionati Kombëtar i Futbollit 5x5 - FSHF

Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5

Futbolli mbetet realisht një pasion i madh, por është sigurisht më shumë se kaq. Është një mënyrë e rëndësishme për të bërë një jetë aktive e të shëndetshme. Një ndeshje mes miqsh në sportin tuaj të preferuar do ju zbukurojë më shumë ditën tuaj!

• Federata Shqiptare e Futbollit ju fton të bëheni pjesë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5.
• Në këtë kompeticion të ri që është krijuar ne duam të bëjmë bashkë futbolldashësit në Shqipëri, për të garuar dhe fituar sëbashku.
• Do të jetë një kompeticion që do të shtrihet në të gjithë territorin shqiptar
• Pas regjistrimit ju keni të garantuara :

-Fushën e lojës,
-Uniformat e skuadrës suaj,
-Topat e lojës

• Ndeshjet do të gjykohen nga arbitra profesionist që sigurohen nga FSHF
• Në çdo ndeshje do të ketë mjekë dhe siguri që sigurohen nga FSHF
• Trofe dhe premio financiare :

-Kupa e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 ;
-10 medalje për Ekipin Kampion ;
-300,000 lek, për Ekipin Kampion.
-Vendi i dytë kombëtar: 100.000 lek;
-Vendi i parë në kampionatin rajonal: 75.000 lek dhe 5 topa;
-Vendi i dytë kampionatin rajonal: 25.000 lek dhe 5 topa;
Të interesuarit për të regjistruar skuadrën e tyre në këtë kampionat të kontaktojnë në:

e-mail: 5×5@fshf.al dhe nr. cel +355 68 20 18 215
REGJISTROHU