Kampionati Kombëtar 5×5/ Tirana 5x5 – Nova është finalja e zonës së Tiranës - FSHF

Kampionati Kombëtar 5×5/ Tirana 5×5 – Nova është finalja e zonës së Tiranës

Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5 në zonën e Tiranës ka tashmë dy ekipet finaliste, pasi mbrëmjen e kaluar u luajtën ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni.

Tirana 5×5 mposhti Dajtin me rezultatin e thellë 8-1 ndërsa Nova mundi ATS-në me shifrat 3-1. Kësisoj, në finalen e Tiranës do të përballen Tirana 5×5– Nova, me sfidën që do të luhet të shtunën në mbrëmje, në ora 20:30.

Ky kampionat zhvillon edicionin e tij të dytë nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa ka tërhequr shumë të apasionuar që kanë krijuar skuadrat e tyre dhe kanë garuar në kampionatet e organizuara nga FSHF në disa zona të vendit.


Duke kontrolluar karten...