Kampionati i vajzave U-17/ Vllaznia fiton finalen ndaj Kinostudios & shpallet ekipi kampion për sezonin 2024/2025 - FSHF

Kampionati i vajzave U-17/ Vllaznia fiton finalen ndaj Kinostudios & shpallet ekipi kampion për sezonin 2024/2025

Vllaznia është ekipi kampion në kampionatin e vajzave U-17, pasi triumfoi ndaj Kinostudios. Ndeshja e zhvilluar në Kamëz u mbyll në barazim 1-1, ndërsa vajzat kuqeblu fituan me penallti 5-4, duke u shpallur kampione të këtij edicioni.

Vllaznia gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të të pjesës së parë me Herta Hasajn, ndërsa Gelda Kadiolli e Kinostudios vendosi baraspeshën në pjesën e dytë dhe ndeshja përfundoi në barazim 1-1.

Më pas, të dyja ekipet iu drejtuan penalltive, aty ku vajzat kuqeblu u treguan më të sakta dhe fituan 5-4.

Në fund u organizua edhe ceremonia e e dorëzimit të trofeut nga FSHF. Specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka, i dorëzoi trofeun ekipit të Vllaznisë.


Duke kontrolluar karten...