Kampionati i vajzave/ Mbyllet java e 15-të, Apolonia triumfon ndaj Partizanit - FSHF

Kampionati i vajzave/ Mbyllet java e 15-të, Apolonia triumfon ndaj Partizanit

Java e 15-të e kampionatit kombëtar të vajzave uli siparin këtë të diel, duke dhuruar ndeshje interesante dhe rezultate të thella.

Në sfidën përmbyllëse të javës së 15-të, Kinostudio regjistroi një fitore bindëse në transfertë ndaj Lushnjës me rezultatin e thellë 0-9.

Në takimet e tjera të javës, Apolonia arriti një fitore të rëndësishme minimale 1-0 përballë Partizanit, në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Vllaznia vijon paraqitjet dominuese, duke triumfuar 0-7 në transfertë ndaj Egnatias.

Ndërkohë, ndeshja Teuta-Atletik Klub nuk u zhvillua pasi ekipi shkodran nuk u paraqit në fushë.

Java e 15

Lushnja 0-9 Kinostudio
Egnatia 0-7 Vllaznia
Apolonia 1-0 Partizani


Duke kontrolluar karten...