Kampionati i Parë i Minifutbollit, ka hyrë në një fazë interesante, teksa në zonat e Tiranës dhe të Durrësit janë luajtur ndeshjet e javës së katërt. Në Tiranë, “Ali Demi” kryeson bindshëmi shkëputur 5 pikë nga “Union Bank” dhe “Plus Communication”, në grupin A. në javën e fundit ata mundën thellë ekipin e “Communication Progress”, që gjendet pa pikë në vendin e fundit. Në grupin B, është “Tirana” ajo që kryeson me pikë të plota 12. Në vendin e dytë dhe të tretë me shtatë pikë janë “Eccobet” dhe “Titans”. Ndërkohë, është luajtur edhe ndeshja e prapambetur Birra “Kaon” kundër Shkollës së Mesme “Besnik Sykja”, e cila ka përfunduar në barazim 2-2.
Në zonën e Durrësit, në katër javët e para ka një dominim të skuadrës “Iliria” të Fushë Krujës, e cila ka 12 pikë të plota, duke arritur fitore në të gjitha takimet. Në vendin e dytë është “Durrësi i Ri”, me 7 pikë dhe në të tretin “Teuta/Futsal” me gjashtë pikë dhe një ndeshje më pak.
Tiranë:
Grupi “A” (java e katërt):
“Trin” – “BKT” 1 -5
“Communication Progress” – “Ali Demi” 1 – 18
“Plus Communication – “Union Bank” 2 – 2
Klasifikimi:
1. “Ali Demi” 12 pikë
2. “Union Bank” 7 pikë
3. “Plus Communication” 7 pikë
4. “BKT” 6 pikë
5. “Trin” 3 pikë
6. “Communication Progress” 0 pikë
Grupi “B” (java e katërt):
Shkolla “Besnik Sykja” – “Titans” 1 – 9
Shkolla “Meridian” – Birra “Kaon” 6 – 3
“Tirana” – “Eccobet” 2 – 0
E prapambetur:
Birra “Kaon” – Shkolla “Besnik Sykja” 2 – 2
Klasifikimi:
1. “Tirana” 12 pikë
2. “Eccobet” 7 pikë
3. “Titans” 7 pikë
4. Shkolla”Besnik Sykja” 4 pikë
5. Shkolla e mesme “Meridian” 3 pikë
6. Birra “Kaon” 1 pikë
Durrës: (Java e katërt):
“New Shesh” – “Ujësjelles Kanalizime” Durrës 4 – 5
“Edge Football Club” – “ Teuta/Futsal” 4 – 9
“Autoriteti Portual” Durrës – “Korabi” 6 – 9
“Iliria Fush-Krujë” – “Durrësi i Ri” 8 – 1
“Gotech Electronics” – Pushim
Klasifikimi:
1. “Iliria” Fushë-Krujë 12 pikë
2. “Durresi i Ri” 7 pikë
3. “Gotech Electrics” 6 pikë
4. “Teuta/Futsal” 6 pikë (-1 ndeshje)
5. “Autoriteti Portual” Durrës 4 pikë (-1 ndeshje)
6. “Korabi” 3 pikë
7. “Ujësjellës Kanalizime” Durrës 3 pikë
8. “Edge Football Club” 1 pikë
9. “New Shesh” 1 pikë