Janë luajtur në Tiranë dhe në Durrës, ndeshjet e javës së dytë të Kampionatit të Parë Kombëtar të Minifutbollit. Kjo iniciativë e re e Federatës Shqiptare të Futbollit, pritet që të vijojë edhe në Rajonet e tjera, si në Elbasan, Shkodër, Durrës dhe Korçë. Në Tiranë, në Grupin A, bie në sy fitorja e thellë e “Ali Demit” ndaj “Union Bank”. Kjo skuadër është e vetmja që ka pikë të plota, pas dy ndeshjeve të para. Të gjithë skuadrat e tjera, kanë nga 3 pikë, me përjashtim të “Communication Progress” që mbyll tabelën provizore në vendin e fundit me 0 pikë.
Ndërkohë në grupin B, kryeson e vetme me pikë të plota “Eccobet” që ka mundur thellësisht në javën e dytë të këtij kampionati Birrën “Kaon”. “Tirana”, “Titans” dhe “Besnik Sykja”, qëndrojnë në vendin e dytë, me nga 3 pikë. Por dy skuadrat e para nuk kanë luajtur ende, në ndeshjet e zhvilluara për javën e dytë.
Edhe në zonën e Durrësit është luajtur java e parë dhe rezultatet kanë qenë mjaft interesante. “Iliria” e Fushë Krujës, ka arritur që të realizojë edhe fitoren e dytë, duke mundur “Teuta /Futsal”. Kjo e fundit ka zhvilluar vetëm këtë ndeshje. Një tjetër skuadër e cila bashkëkryeson klasifikimin e kësaj zone, është edhe “Durrësi i Ri”. Kjo skuadër, ka arritur të fitojë ndaj “Gotech Eletronics” me rezultatin 8-5 dhe të ketë të plota 6 pikë.
Tiranë (Java e Dytë):
Grupi “A”:
1. “Trin” – “Communication Progres” 9 – 3
2. “Union Bank” – “Ali Demi” 1 – 7
3. “Plus Communication” – “BKT” 2 – 4
Klasifikimi Grupi “A”:
1. “Ali Demi” 6 pikë
2. “Union Bank” 3 pikë
3. “BKT” 3 pikë
4. “Plus Communication” 3 pikë
5. “Trin” 3 pikë
6. “Communication Progress” 0 pikë
Grupi “B”:
1. “Besnik Sykja” – “Meridian” 3 – 2
2. “Eccobet” – Birra “Kaon” 9 – 1
3. “Tirana” – “Titans” (e pazhvilluar)
Klasifikimi Grupi “B”:
1. “Eccobet” 6 pikë
2. “Titans” 3 pikë (-1 ndeshje)
3. “Tirana” 3 pikë (-1 ndeshje)
4. “Besnik Sykja” 3 pikë
5. Birra “Kaon” 0 pikë
6. “Meridian” 0 pikë
Durrës, (Java e Dytë):
Rezultatet:
“New Shesh” – “Edge Football Club” 7-7
“Gotech Electronics” – “Durrësi i Ri” 5-8
“Autoriteti Portual Durrës” – “Ujësjellës Kanalizime Durrës” 8-5
“Iliria” Fushë Krujë – “Teuta/Futsal” 6-2
Klasifikimi:
1. “Iliria” Fushë Krujë 6 pikë
2. “Durrësi i Ri” 6 pikë
3. “ Gotech Electronics” 3 pikë
4. “ Autoriteti Portual Durrës” 3 pikë ( -1 ndeshje)
5. “New Shesh” 1 pikë
6. “Edge Football Club” 1 pikë
7. “ Teuta/Futsal” 0 pikë (-1 ndeshje)
8. “Ujësjellës Kanalizime Durrës” 0 pikë
9. “ Korabi” 0 pikë