Janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë të Kampionatit të Parë Kombëtar të Minifutbollit për Rajonet e Tiranës dhe të Durrësit. Në Tiranë, në grupin A, vazhdon të kryesojë skuadra e “Ali Demit”, e cila në tre javë ka arritur tre fitore. Kjo skuadër ndiqet me 6 pikë nga “Union Bank” dhe “Plus Communication”. Në grupin B, kryeson me pikë të plota “Tirana”, e cila në tre javë ka arritur tre fitore, e ndjekur nga “Eccobet” me 7 pikë.
Edhe në rajonin e Durrësit është luajtur java e tretë, ku bie në sy kryesimi i “Ilirisë”, së Fushë Krujës.
Tiranë:
Grupi “A” (java e tretë):
“Communication Progres” – “Plus Communication” 0-3
“Ali Demi” – “Trin” 13-3
“BKT” – “Union Bank” 1-2
Klasifikimi Grupi “A”:
1. “Ali Demi” 9 pikë
2. “Union Bank” 6 pikë
3. “Plus Communication” 6 pikë
4. “BKT” 3 pikë
5. “Trin” 3 pikë
6. “Communication Progress” 0 pikë
Grupi “B”
Java e dytë (ndeshje e prapambetur):
“Tirana” – “Titans” 5-3
(java e tretë):
“Meridian” – “Tirana” 2-8
Birra “Kaon” – “Besnik Sykja” nuk u zhvillua
“Titans” – “Eccobet” 0-0
Klasifikimi Grupi “B”:
1. “Tirana” 9 pikë
2. “Eccobet” 7 pikë
3. “Titans” 4 pikë
4. Shkolla “Besnik Sykja” 3 pikë (-1 ndeshje)
5. Birra “Kaon” 0 pikë (-1 ndeshje)
6. Shkolla “Meridian” 0 pikë
Durrës:
Java e tretë:
“Teuta/Futsal” – “Neë Shesh” 16-6
“Ujësjellës Kanalizime” Durres – “Iliria” Fush-Krujë 1-12
“Durrësi Ri” – “Autoriteti Portual” Durrës 7-7
4. “Korabi” – “Gotech Electronics” 4-7
“Edge Football Club” Pushim
Klasifikimi:
1. “Iliria” Fushë-Krujë 9 pikë
2. “Durresi Ri” 7 pikë
3. “Gotech Electrics” 6 pikë
4. “Autoriteti Portual” Durrës 4 pikë (-1 ndeshje)
5. “Teuta/Futsal” 3 pikë (-1 ndeshje)
6. “New Shesh” 1 pikë
7. “Edge Football Club” 1 pikë
8. “Ujësjellës Kanalizime” Durrës 0 pikë
9. “Korabi” 0 pikë