Kampionati 9x9 ndez motorët, FSHF Sunday League kthehet pas merkatos së bujshme - FSHF

Kampionati 9×9 ndez motorët, FSHF Sunday League kthehet pas merkatos së bujshme

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” rikthehet pas pauzës dimërore me ndeshjet e javës së 10-të që shënojnë edhe nisjen e fazës së dytë. Skuadrat pjesëmarrëse duket se janë gati për merkatos së “ndezur” që ka parë shumë lëvizje lojtarësh mes skuadrave, por edhe emra të njohur që dikur kanë milituar në futbollin profesionist vazhdojnë t’i bashkohen këtij kompeticioni që po bëhet gjithnjë e më popullor mes të rinjve.

Dy të fundit që janë bërë pjesë e këtij kampionati janë ish-futbollistët e Kombëtares, Burim Kukeli dhe Kristi Vangjeli si edhe ish-lojtari i kombëtares së Libanit, Wisam El Zaredi. Duhet theksuar se niveli i futbollit që prodhon ky kampionat i futbollit amator është vërtetë për t’u admiruar dhe tërheq tifozë të shumtë gjatë ndeshjeve që zhvillohen në fushën e “Skendër Halilit” dhe kompleksin “Football Republic”.

Ky është edicioni i tretë i kampionatit amator “FSHF Sunday League”, që po i afrohet fazës më të nxehtë të play-off-in të programuar në muajin mars. Kompeticioni i futbollit amator, përveç ish-futbollistëve profesionist, ka tërhequr edhe pjesëmarrës të shumtë që nuk kanë një të shkuar në futbollin profesionist, por që kanë spikatur me talentin e tyre dhe paraqitjet në fushë. Sakaq, më 24 janar do të nisin edhe ndeshjet e fazës çerekfinale të “FSHF Cup”, kompeticionit tjetër të futbollit amator 9×9 ku marrin pjesë të njëjta skuadra.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i javës së 10-të të kampionatit amator 9×9:

 

Kampionati i futbollit 9×9 “FSHF Sunday League” 

17.01.2022, e hënë

Roamel – FB Passion                                    ora 20:00, fusha “Skënder Halili”

Al Ar – Dussel                                                    ora 21:00, fusha “Skënder Halili”

17.01.2022, e hënë

Ju Ar Plast – Elso                                               ora 20:30, fusha “Football Republic”

Lev Tech – Eco Empire                                    ora 21:30, fusha “Football Republic”

18.01.2022, e martë

Forza 1 – CCBS                                                   ora 20:00, fusha “Skënder Halili”

Milan MFC – Barrikada                                   ora 21:00, fusha “Skënder Halili”

18.01.2022, e martë

Nova – Enco Al                                                   ora 20:30, fusha “Football Republic”

Tirona Republic – Jata Market                     ora 21:30, fusha “Football Republic”

19.01.2022, e mërkurë

Carter – Digi Print FC                      ora 20:00, fusha “Skënder Halili”

Pastaria – Enterprise                       ora 21:00, fusha “Skënder Halili”

19.01.2022, e mërkurë

Primo – Raiffeisen Bank                                 ora 20:30, fusha “Football Republic”

Futura Dent – Homeland Patriots              ora 21:30, fusha “Football Republic”

20.01.2022, e enjte

Antigonean – ATS                                             ora 20:00, fusha “Skënder Halili”

Oktapus Security – Confucius                      ora 21:00, fusha “Skënder Halili”

21.01.2022, e premte

Prestige – Vila L.                                               ora 20:00, fusha “Skënder Halili”

Friends Team – MD                                         ora 21:00, fusha “Skënder Halili”