Kamëz mbyllet kursi UEFA A - FSHF

Kamëz mbyllet kursi UEFA A

Në ambientet e Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, është mbyllur kursi UEFA A. Trajnerët që ndoqën këtë kurs janë pajisur me diplomat e tij në një ceremoni të organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në të, kanë marrë pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF Vasil Bici dhe organizatorët e tij Astrit Maçi dhe Alban Tafaj.

Në kursin e fundit UEFA A, kanë marrë pjesë rreth 40 specialistë. Ata kanë qenë kryesisht trajnerë të të rinjve, ç’ka sipas organizatorëve është plotësim i një orientimi të UEFA-s për kualifikimin e trajnerëve të futbollit. Kjo është hera e dhjetë, që Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit organizon kursin UEFA A. shtatë kurse janë organizuar me trajnerë nga Shqipëria dhe tre të tjerë me trajnerë nga Kosova.