Kalendari / Nis sot turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13 - FSHF

Kalendari / Nis sot turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13

Këtë javë do të nisë turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 dhe U-13. Qëllimi i këtij turneu është evidentimi i talenteve të reja që militojnë në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimi i tyre në mënyrë të vazhdueshme nga stafi i ekipeve Kombëtare të çdo grup-moshe.

Ashtu siç dihet në këtë turne, që zhvillohet rregullisht çdo vit, do të marrin pjesë ekipet përfaqësuese rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra.

Ndeshjet e grupeve do të startojnë sot, ndërsa finalet e tre moshave do të luhen në stadiumet “Selman Stërmasi” dhe “Elbasan Arena” më datë 30 qershor dhe 1 korrik.

Në bazë të rregullores së këtij aktiviteti, kohëzgjatja e çdo ndeshjeje do të jetë; për moshën U-13 me 2 pjesë nga 30 minuta; për moshën U-14 me 2 pjesë nga 35 minuta; për moshën U-15 me 2 pjesë nga 40 minuta.

Në rast barazimi nuk do të ketë kohë shtesë, por do të aplikohen goditjet e 11-metërshave për të përcaktuar fituesin e çiftit.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se për çdo ndeshje do të ndiqet protokolli zyrtar sa i përket gjyqtarëve dhe stafeve shëndetësore. Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në Fier dhe Tiranë (aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” dhe Qendra Ekipeve Kombëtare në Kamëz).

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13

Kalendari i ndeshjeve:

 

U-14 dt. 2008: Fier, Elbasan, Durrës, Gjirokastër

Dt. 22.06.2021 (E martë)

 

  1. Fieri – Elbasani

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                                               Mosha U-14, ora: 09:00 

  1. Korçë– Gjirokastër

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                                               Mosha U-14, ora: 09:00

 

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
  1. Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                Mosha U-14, ora: 10:00  

  1. Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                Mosha U-14, ora: 10:00

 

 

 U-15 dt. 2007: Fier, Elbasan, Durrës, Gjirokastër

Dt. 24.06.2021 (E enjte)

 

  1. Fieri – Elbasani

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                                               Mosha U-15, ora: 09:00 

  1. Korçë – Gjirokastër

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                Mosha U-14, ora: 09:00

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
  1. Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                                               Mosha U-15, ora: 10:00

 

  1. Humbësit e çifteve 1 dhe 2

 

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                                               Mosha U-15, ora: 10:00

 

 

U-13 dt. 2009: Fier, Elbasan, Durrës, Gjirokastër

Dt. 29.06.2021 (E martë)

 

  1. Fieri – Elbasani

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                            Mosha U-13, ora: 09:00 

  1. Korçë– Gjirokastër

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                                               Mosha U-13, ora: 09:00

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

 

  1. Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                                               Mosha U-13, ora: 10:00

 

  1. Humbësit e çifteve 1 dhe 2

 

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                                               Mosha U-13, ora: 10:00

 

 

U-14 dt. 2008: Tiranë, Korçë, Shkodër, Lezhë

Dt. 21.06.2021 (E hënë)

  1. Tirana – Lezha

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz          Mosha U-14, ora: 17:00 

  1. Durrës– Shkodër

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                  Mosha U-14, ora: 17:00

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

 

  1. Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                  Mosha U-14, ora: 18:30

 

  1. Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                  Mosha U-14, ora: 18:30

 

 

 U-15 dt. 2007: Tiranë, Korçë, Shkodër, Lezhë

Dt. 23.06.2021 (E mërkurë)

 

  1. Tirana – Lezha

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                   Mosha U-15, ora: 17:00

 

  1. Durrës– Shkodër

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare” Kamez                   Mosha U-15, ora: 17:00

 

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
  1. Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                  Mosha U-15, ora: 18:30 

  1. Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                  Mosha U-15, ora: 18:30

 

 

U-13 dt. 2009: Tiranë, Korçë, Shkodër, Lezhë

Dt.28.06.2021 (E shtunë)

  1. Tirana – Lezha

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                   Mosha U-13, ora: 09:00

  1. Durrës– Shkodër

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare” Kamez                   Mosha U-13, ora: 09:00

 

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

 

  1. Fituesit e çifteve 1 dhe 2 

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                  Mosha U-13, ora: 10:00 

  1. Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                 Mosha U-13, ora: 10:00

 

 

 

Finalet

Dt. 30.06.2021 (E mërkurë)

 

Fituesit e moshës U-15 në Kamëz dhe në Fier

Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë ose “Elbasan Arena”                  Mosha U-15, ora: 18:00

 

Dt. 01.07.2021 (E enjte)

Fituesit e moshës U-14 në Kamëz dhe në Fier

Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan                                                   Mosha U-14, ora: 18:30

 

Fituesit e moshës U-13 në Kamëz dhe në Fier

Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan                                                   Mosha U-13, ora: 17:00