Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Izrael - FSHF

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Izrael

Federata Shqiptare e futbollit ju njofton se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Eliminatore të Kupës së Botës “Rusi 2018”, Shqipëri-Izrael, e cila do të luhet më 12 nëntor 2016, ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër.

Biletat mund ti blini në dy pikat e mëposhtme:

Tiranë
Dyqani zyrtar i FSHF-së,
Rruga e Elbasanit (kryqëzimi me Rr. Themistokli Germenji); Orari 10:00-19:00
(e Diela pushim)

Shkodër
Stadiumi Loro Boriçi, Tribuna C4, Rruga Djepaxhiej Nr. 2; Orari 10:00-19:00
(e Diela pushim)

Çmimet e biletave sipas tribunave janë si mëposhtë:
C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 = 1.000 lekë
C1, C5 + E1, E5 = 1.500 lekë
D1, D4 = 2.000 lekë
D2, D3 = 3.000 lekë
A, B = 8.000 lekë
VIP = 18.000 lekë