KA FILLUAR KURSI UEFA B PËR ZONËN E JUGUT NË QYTETIN E FIERIT - FSHF

KA FILLUAR KURSI UEFA B PËR ZONËN E JUGUT NË QYTETIN E FIERIT

Sektori i Edukimit dhe Liçensimit pranë FSHF-së ka nisur kursin e radhës për nivelin “UEFA B” me prezencën e shumë trajnerëve të rinj që frekuentojnë dhe do të ndjekin orët mësimore dhe praktike të këtij kursi. Si përherë, nën koordinimin e profesor Astrit Maçit dhe Alban Tafajit, por edhe lektorëve përkatës, nga data 10 shtator deri në 5 tetor,ku të gjithë kursantët do të ndjekin një program të detajuar teorik dhe praktik dhe në fund do ti nënshtrohen provimit të radhës. Risia është fakti që realizohet për të gjithë zonën e jugut në qytetin e Fierit, në ambjentet e stadiumit “Loni Papuciu”dhe marrin pjesë 40 kursantë.
Këto janë kurset e ardhshme që do të zhvillojë Sektori i Edukimit në FSHF:

Trajneri i përgatitjes fizike: 7 -26 tetor 2018
UEFA A: 28-7 dhjetor 2018 (Vetëm për Kosovën)
Drejtor Sportiv: 9-24 dhjetor