“K. Kristoforidhi” fiton finalen e minifutbollit për femra - FSHF

“K. Kristoforidhi” fiton finalen e minifutbollit për femra

Ka përfunduar turneu i minifutbollit për femra, që u zhvillua në zonën e Elbasanit me pjesëmarrjen e gjashtë skuadrave nga shkollat e mesme të këtij qytetit. Shkolla e mesme “Kostandin Kristoforidhi”, është shpallur fituese e aktivitetit, pasi ka mundur në finale skuadrën e shkollës “Luigj Gurakuqi”, me rezultatin e pastër 3-0. Ky aktivitet interesant, ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportdashës në qytetin e Elbasanit edhe për faktin se zhvillohej për herë të parë. Në këtë turne, që ka nisur më datë 23 nëntor dhe është mbyllur më 7 dhjetor të organizuar nga zyra rajonale e FSHF në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore dhe Bashkinë e Elbasanit, morën pjesë gjashtë skuadra: “Luigj Gurakuqi”, “Nikolla Koperniku”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Mahir Domi”, “Vasil Kakami” dhe “Dhaskal Todri”.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Artim Kovaçi, Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Federatën shqiptare të Futbollit, drejtorinë Arsimore dhe zyrën rajonale të FSHF, kanë përgatitur një grafik për organizmin edhe të aktiviteteve të tjera të kësaj natyre.


Duke kontrolluar karten...