Juvenilia U-13 është fituese e kampionatit të parë rajonal për femrat - FSHF

Juvenilia U-13 është fituese e kampionatit të parë rajonal për femrat

Është shpallur ekipi Juvenilia U-13 fitues i kampionatit të parë rajonal për futbollin e femrave të zhvilluar nga Zyra Rajonale e FSHF, Durrës.

Në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” është zhvilluar ceremonia e mbylljes së kampionatit të parë rajonal për femrat,ku ekipi “Juvenilia” me trajner Ariel Shtinin është renditur në vendin e parë me 46 pikë. Në vendin e dytë është renditur ekipi “AF Teuta” me trajner Alban Doracin me 44 pikë dhe në vendin e tretë u rendit ekipi “Vllaznimi” me trajner Idriz Gashi me 42 pikë. Në ceremonin e mbylljes të gjithë ekipeve pjesëmarrëse iu shpërnda nga një certifikatë pjesëmarrjeje.

Ekipit kampion kupën dhe medaljet ja dorëzoi përgjegjësi i Zyres Rajonale të FSHF në Durrës z.Arber Kalemi.


Duke kontrolluar karten...