Trajneri i ekipit kombetar U21 Redi Jupi ka dhene nje konference per shtyp perpara takimit qe luhet sot kunder Portugalise ne oren 18.00, ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”. “Kemi dy mungesa te rendesishme Rei Manaj dhe Avdiaj. Pervec ketyre dhe humbjes se mbremshme me Portugaline them se pjesa tjeter shkon mire. Tashme jemi gati per te luajtur”. Ne lidhje me kundershtarin trajneri i Shqiperise dhe kete vleresim: eshte nje prej skuadrave me te mira ne bote per kete moshe dhe vlerat e saj njihen. Pavaresisht kesaj, ne do te hyjme ne fushe per te dhene me te miren dhe per tu ndeshur denjesisht me ta”. Me pas trajneri i Shiperise, ju pergjigj pyetjeve dhe interesit te gazetareve per detaje teknike dhe formacionin qe do te luaje sot.

















