Jepen diplomat e kursit për Drejtor Sportiv - FSHF

Jepen diplomat e kursit për Drejtor Sportiv

Ka përfunduar kursi për Drejtor Sportiv, organizuar nga Sektori i Edukimit. Sot, në Federatën Shqiptare të Futbollit, 24 pjesëmarrësit në këtë kurs, kanë marrë diplomat. Të pranishëm në këtë ceremoni, kanë qenë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku.

“Ju uroj për përfundimin e kursit për Drejtor Sportiv, që organizon Sektori i Edukimit, pranë FSHF. Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishëm rolin që klubi sportiv, ka në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e futbollit. Shpresoj shumë që kualifikimi juaj në këtë kurs, të ndihmojë në ndërtimin e klubit të futbollit si një institucion i konsoliduar dhe i aftë për të çuar përpara zhvillimin e futbollit.dhe në “-tha mes të tjerash Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka

Është hera e tretë që Sektori i Edukimit në FSHF, krahas shumë kurseve të tjerë, organizon kurs për drejtor sportiv klubi.